Guardiola i frikësohet Ronaldos: Ai mund të na i shuajë shpresat për titull të Championsit

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Pep Guardiola e ka pranuar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund t’i japë fund shpresave të Manchester Cityt për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Manchester City e siguroi një vend në çerekfinale të kësaj gare, pasi fitoi në mënyrë bindëse, me rezultat 7:0, ndaj Schalkes. Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 10:2 dhe e theu rekordin për disfatën më të thellë në Ligën e Kampionëve.

Por, Guardiola beson se het-triku i Ronaldos në triumfin e Juventusit ndaj Atleticos, pas disfatës me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë, është dëshmi se gjigantët italianë mund të bëhen mbretër të Evropës.

Eliminimi tronditës i Real Madridit nga kjo garë, pas disfatës me rezultat 4:1 ndaj Ajaxit, ka bërë që gara për titull të jetë edhe më e hapur sesa sezonet e kaluara. Guardiola do të tentojë të shpallet kampion i Evropës për herë të tretë, pas dy triumfeve me Barcelonën.

Por, ai i frikësohet Juventusit të drejtuar nga Ronaldo.

“Ne [Barcelona] i fituam dy, por unë i humba shtatë. Kështu që unë nuk jam Real Madridi. Real Madridi është eliminuar, por në garë është ende Juventusi. Këta djem e blenë Cristiano Ronaldon dhe duan ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Guardiola.

“Ai ka shumë presion mbi shpatulla, por i shënon tri gola kundër Atletico Madridit dhe kualifikohet në fazën e radhës. Ky është lloji i njeriut që të nevojitet për të arritur suksese në faza e radhës”.

“Ne do të tentojmë. Nëse nuk punon, më vjen keq. Por, unë mund t’iu sigurojë se sezonin e ardhshëm do të tentojmë me të vërtetë. Gara këtu është shumë e vështirë”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme