Guardiola insiston për Mahrezin

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 09:05 | Nga

Guardiola nuk ka hequr dorë nga Riyad Mahrez.

Manchester City ka nisur sërish bisedimet me Leicester City për anësorin, Riyad Mahrez, raporton The Times, transmeton Gazeta Express.

Mahrez u kërkua nga City edhe në afatin kalimtar të janarit, por kampionët e Premierligës refuzuan të takohen me Leicesterin për shumën e kërkuar (110 milionë euro).

Ekipi i Pep Guardiolas ofroi 75 milionë euro dhe tani do të tentojë të bëjë sërish ofertë për Algjerianin pasi Pep e do me çdo kusht në Etihad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme