Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se dallimi mes ekipit të tij dhe liderit Chelsea është i madh pas humbjes së djeshme nga Evertoni.
Everton në stadiumin “Godison Park” korri fitore bindëse ndaj City-t me rezultatin 4-0, me çka tani ekipi i Guardiolës ndodhet në pozitën e 5-të, 10 pikë më pak se klubi londinez.
I pyetur nëse ngecja pas Chelsea-t tashmë është shumë e madhe, Guardiola ka thënë: “Për të parin, po. Dallimi mes nesh dhe liderit është dhjetë pikë dhe kjo është shumë. Ekipi në vendin e dytë është në epërsi prej tre pikësh. Kështu që do të shohim”.