Guardiola këshillon Mendyn të lërë rrjetet sociale

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 12:15 | Nga

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se Benjamin Mendy është lojtar që të frustron nganjëherë, pas fitores 2:0 që skuadra e tij e shënoi të dielën në udhëtim ndaj Arsenalit në xhiron e parë të Premier Leagues.

Mbrojtësi i majtë Mendy, që vetëm për herë të pestë nisi një ndeshje në Premier League pas stinorit të parë që iu ndërpre nga lëndimi, ishte i shkëlqyer ndërsa asistoi të dy golat ndaj Arsenalit, shkruan sot Koha Ditore.

Guardiola ka përgëzuar energjinë e Mendyt, por po ashtu e ka këshilluar francezin që të koncentrohet më tepër që të përmirësohet si lojtar e të merret më pak me rrjete sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme