Guardiola kritikon ‘The Best’: Mungoi Bernardo Silva

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Përpara disa ditësh FIFA publikoi emrat e 10 finalistëve për çmimin “The Best” si Lojtari më i mirë i vitit 2019 dhe mes emrave të njohur që mungonin në këtë listë ishte edhe ai i Bernardo Silvës.

Në fakt në këtë listë nuk ka asnjë lojtar të Manchester City dicka që e ka habitur trajnerin e kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola që nuk ngurroi të bëjë kritikat e tij.

“Për këto lloj cmimesh, një lojtar duhet të ketë fituar 5 tituj dhe 6 në rastin e Bernardo Silvës”-tha Guardiola-“Nuk them se 10 finalistët e përzgjedhur nuk e meritojnë këtë, por për shembull në çmimet e Premier League kishin 5 ose 6 nominime. Vijmë nga fitore e 4 titujve dhe asnjë nga lojtarët tanë nuk janë në listë, ndoshta sepse kanë më shumë rëndësi vetëm 7 ndeshje të Ligës së Kampioneve. Për këto çmime më interesante janë 1/8 e finaleve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij kompeticioni. Kur fiton Ligën e Kampioneve je aty, për 10-11 muajt e tjerë askush nuk do t’ia dijë”.

Bernardo Silva përveç titujve me Manchester City është edhe fituesi i UEFA Nations League me Portugalinë. Në listën e FIFA The Best, nga Premier League përpara lojtarëve të City-t ishin Harry kane dhe Eden Hazard që tashmë është bashkuar me Realin e Madridit, ndërkohë që është mëse e justifikueshme prania e Salah, mane dhe Van Dijk duke qenë se Liverpool-i fitoi Ligën e kampioneve./tch

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme