Guardiola llogarit në Agueron

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e sulmuesit Sergio Aguero.

Argjentinasi është rikthyer pas një lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshje.

“Aguero ka pasur telashe me lëndime dhe tashmë i është bashkuar ekipit. Ne kemi shumë ndeshje deri në fund dhe besoj se ai do të jetë një ndihmës e madhe për ne”, u shpreh Guardiola.

Aguero mund të largohet nga Manchester City, pasi ende nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës që i skadon në verë.

Interesim të vazhdueshëm për sulmuesin ka shprehur Barcelona.

Të ngjashme