Guardiola: Luajtëm ndeshje të jashtëzakonshme, rezultati është i mirë

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lartësuar si të mrekullueshme paraqitjen e skuadrës së tij, me gjithë humbjen, kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Tottenhami e mundi 1:0 Manchester City me një gol të vonshëm të Son Heung-Min në ndeshjen e parë mes tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Tottenham Hotspur Stadium të martën, por Guardiola është optimist se City mund t’i përmbysë gjërat në ndeshjen e kthimit në Etihad pas një jave dhe të kalojë në gjysmëfinale.

“Ne bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. E kontrolluam lojën dhe i bëmë ata të vraponin shumë”, tha Guardiola, shkruan albeu.com

Trajneri spanjoll mendon se City e kontrolli ndeshjen dhe bëri paraqitje shumë të mirë, si dhe shtoi se rezultati minimal është shumë i mirë, veçanërisht krahasuar me rezultatin e sezonit të kaluar në këtë fazë, kur u mund 3:0 nga finalisti i atij viti Liverpooli.

“Nuk mendoj se luajtëm keq, veçanërisht në pjesën e dytë. Por rezultati është i mirë, sezonin e kaluar ishte shumë më i keq”, shtoi ai.

Të ngjashme