Guardiola me komente interesante për Mane: Është talent i pastër, edhe në aktrim

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka dhënë disa komente mjaft interesante për Sadio Mane.

Mane ka shënuar mbrëmë golin e fitores për Liverpool, në minutat shtesë të ndeshjes, duke bërë që ‘Reds’ të mbajnë në gjashtë pikë diferencën me Manchester City.

Pas golit të Mane, disa komente për lojtarin ka dhënë edhe Guardiola, i cili e ka cilësuar atë si talent të madh, por edhe si aktrues.

“Ndonjëherë ai aktron, ndonjëherë ka talentin e tij për të shënuar gola të jashtëzakonshëm në minutën e fundit. Ai është një talent” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

Mane ka fituar dy penallti në ndeshjet e fundit të Liverpool, më e fundit është ajo kundër Leicester, e cila u fitua në mënyrë maestrale.

Të ngjashme