Guardiola mendon të qëndrojë te Manchester City

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola I ka thënë shokëve të tij se e ka ndërmend të qëndrojë te Manchester City, ani pse klubi anglez është përjashtuar nga Liga e Kampionëve në dy edicionet e ardhshme. Nëse Manchester City nuk arrinë të anulojë suspendimin e marrë nga UEFA për shkelje të rregullit të Fer Plejit Financiar, atëherë klubi anglez nuk do të mund të garojë në futboll evropian deri në vitin 2022.

Guardiola ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021. Kontrata e tij ka klauzolë për të shkëputur kontratën në fund të stinorit nëse klubi nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, Guardiola i ka thënë shoqërisë se nuk mendon të largohet, edhe nëse City nuk arrin të anulojë vendimin e UEFA.s

Të ngjashme