Guardiola: Nuk e shesim Foden, është i vetmi që nuk shitet

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka hedhur poshtë çdo mundësi që Phil Foden të shitet.

Foden nuk ka gjetur hapësirat ndoshta të merituara tek Manchester City, por përkundër këtij fakti, duket se trajneri i beson lojtarit më shumë sesa i ofron minuta.

I riu anglez shihet nga Guardiola si ‘magjistari’ i ardhshëm i Man City, dhe pasuesi i David Silva.

“Nuk i kemi dhënë kontratë aksidentalisht. Ai është lojtari i vetëm  që nuk shitet në asnjë rrethanë” ka thënë Guardiola lidhur me Foden, transmeton lajmi.net.

“Nuk e shesim as për 500 milionë euro. Phil nuk shkon askund. Phil është City. Nuk do të nënshkruajmë më askënd për atë pozitë” ka bërë të ditur trajneri.

“Kur David Silva të largohet, ne e dimë se kush është magjistari i ardhshëm” shtoi Guardiola.

Foden është gjithashtu pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares U21 të Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme