Guardiola nuk heq dorë nga rregulli i “pesë sekondave”

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:20 | Nga

Futbollistët e Manchester Cityt “jetojnë në fushë me rregullin e pesë sekondave”, njësojë siç kishin bërë edhe futbollistët e Barcelonës e të Bayernit derisa udhëhiqeshin nga Pep Guardiola.

Lojtarët kanë pesë sekonda kohë për ta fituar topin e humbur. Nëse nuk e bëjnë këtë shkaktojnë faull taktik për t’i fituar pesë sekonda shtesë. Ky është rregulli bazë që Pep Guardiola kërkon të aplikohet me saktësi nga futbollistët e tij te Manchester City, ekip me të cilën edicionin e shkuar triumfoi në Premier League, shkruan sot Koha Ditore.

“Është shumë e thjeshtë, kur ta humbësh topin duhet të reagosh dhe të mos dështosh. Guardiola kërkon që gjithçka të rikuperohet brenda pesë sekondave. Dy muajt e parë të stërvitjeve të edicionit të shkuar kanë qenë të tilla. Pra, në çdo seancë stërvitore Guardiola ka kërkuar një gjë të tillë derisa ua ka instaluar në kokë lojtarëve rregullin e pesë sekondave”, thotë Domenec Torrent, ish-ndihmësi i Guardiolas te Barcelona, Bayern Muencheni dhe për disa muaj edhe te City. Ai tash po punon në SHBA, po drejton skuadrën New York City dhe për të Guardiola është gjeni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme