Guardiola nuk shqetësohet për Sterlingun

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se anglezi Raheem Sterling do të kthehet së shpejti në formën e tij të vjetër dhe do të fillojë të shënojë sërish për Manchester Cityn.

Sulmuesi anglez Raheem Sterling e shijoi një fillim mbresëlënës të këtij sezoni, ku ishin të përfshirë edhe het-triket kundër West Ham Unitedit dhe Atalantas.

Megjithatë, ai s’ka arritur të shënojë në 12 ndeshje, ndërsa goli i fundit nga gjithsej 20 të shënuara të tij këtë sezon ishte në ndeshjen kundër Wolves, ku dy golat e Sterlingut s’i mjaftuan Manchester Cityt t’i ikë disfatës me rezultat 3:2 në dhjetor.

Një lëndim tjetër i shkaktoi edhe më shumë probleme 25-vjeçarit dhe edhe pse ai luajti pak nga stoli në fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, forma e tij e dobët u vërejt sërish në disfatën me rezultat 2:0 kundër Manchester Unitedit.

Megjithatë, trajneri Guardiola nuk shqetësohet për formën dhe vetëbesimin e Sterlingut. Këtë e tha në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Arsenalit, e cila megjithatë tanimë është shtyrë shkaku i frikës për koronavirusin.

“Ai është mrekullisht pozitiv. Kjo bëhet e qartë kur e kemi parasysh faktin që ai tenton sërish pasi ta ketë humbur një rast”, ka thënë Guardiola.

“Ai ishte i lënduar për dy ose tri javë dhe nganjëherë ti ke nevojë për pak më shumë kohë, por ai po kthehet. Unë s’jam shqetësuar kurrë për gjëra të tilla, pasi që është normale që ndodhin”, transmeton gazetaexpress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme