Guardiola për suksesin e Man City: Ne kemi shumë para për të blerë lojtarë të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola e ka thënë me shaka se paraja është arsyeja kryesore e suksesit që e ka arritur Manchester City, skuadra e udhëhequr nga ai që vijon të jetë e pamposhtur në vitin 2021.

Fitorja 2:0 kundër Borussia Monchengladbach të mërkurën, nënkupton se City i ka fituar tani 19 ndeshje në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Falë ecurisë së kohëve të fundit, Guardiola dhe skuadra e tij City janë liderë të Premierligës dhe falë fitores kundër klubit gjerman të mërkurën, janë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi shumë para për të blerë shumë lojtarë të jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencë për media kur u pyet sesi ekipi i tij i fitoi 19 ndeshje radhazi.

“Është e vërtetë. Pa lojtarë me cilësi të mira, nuk mund ta arrish këtë. Lojtarët janë fantastik dhe kanë marrëdhënie shumë të mira njëri me tjetrin. Ata e luajnë çdo ndeshje për ta fituar”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme