Guardiola pyetet për transferimin e Haalandit

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Manchester City mund të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro në rast se ata përpiqen për të nënshkruar një sulmues elitar të tillë si Erling Haaland këtë verë, por Pep Guardiola beson se shpenzimet e mëdha në një lojtar nuk do të ju jap një avantazh mbi pjesën tjetër të ekipeve.

Trajneri spanjoll është i vendosur se ajo që e bën një skuadër të suksesshme dhe të aftë të konkurrojë për disa trofe është fryma e tyre e skuadrës dhe jo shfaqjet individuale.

“Shpenzimi i një shumë parash për një lojtar nuk ju jep përparësi për të fituar trofe”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para duelit të Manchester City kundër Borussia Dortmundit.

“Futbolli është një lojë ekipore, të gjithë japin një kontribut. Garat nuk fitohen nga një lojtar, janë të gjithë. Deri më tani, klubi ka vendosur të mos shpenzojë afër 100 milionë euro për një lojtar”.

“Ndoshta në të ardhmen do të ndodhë kur klubi vendos që është e nevojshme për të përmirësuar ekipin për pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, por deri më tani klubi, bordi, drejtori gjeneral dhe drejtori sportiv vendosën të mos e bëjnë atë shpenzim, por ndoshta në të ardhmen”, ka shtuar më tej Guardiola.

Manchester City takohet sot me Borussia Dortmundin nga ora 21:00 ën takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme