Guardiola reagon pasi Messi e fitoi Topin e Artë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka përgëzuar Messin pasi fitoi Topin e shtatë të Artë të hënën, në ceremoninë e mbajtur në Paris.

Ai u shpreh se nuk do të jetë kurrë e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë.

“Nuk do të jetë kurrë e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë. Ai është shumë i mirë. Do të doja të përgëzoj sigurisht Alexia Putellas, Pedri dhe Leo Messi”, tha Guardiola.

Guardiola ishte trajner i Messit për katër vite 2008-2012, duke arritur suksese të jashtëzakonshme me Barcelonën.

Në atë periudhë, Messi e fitoi katër herë topin e artë, në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012.

Të ngjashme