Guardiola shpallet trajner i vitit në Angli

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shpallur trajneri i vitit në Premier Ligën angleze.

Ky çmim për Guardiolën vjen pasi ai udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të Premier Ligës, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri spanjoll tani numëron tre tituj të Premier Ligës në një periudhë katërvjeçare duke e konfirmuar se është ende njëri ndër trajnerët më të mirë në glob.

Por, edhe pse Guardiola arriti që ta fitojë edhe një herë titullin në Premier Ligën angleze, ai dështoi përsëri në garat evropiane me Cityn pasi që këtë vit u mposht në finale nga Chelsea.

Të ngjashme