Guardiola trajneri më i mirë në Premier League

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola është shpallur zyrtarisht trajneri i vitit në Premierligën angleze, pas sezonit impresionues me Manchester Cityn, duke arritur që ta mbrojë titullin.

Trajneri spanjoll arriti të triumfojë në ligën e Anglisë, pas një gare të nxehtë me Liverpoolin gjatë pjesës më të madhe të sezonit, duke përfunduar me vetëm një pikë diferencë.Manchester City nuk e filloi mirë sezonin 2018/19, por që në pjesën e dytë të ndeshje, ata arritën të këndellen, duke i bërë në vazhdimësi presion të kuqve.

Guardiola e mori çmimin e trajnerit më të mirë në ceremoninë e mbajtur në Londër në mbrëmjen e së martës, duke prirë me vota para Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo.

Duke folur pasi pranoi çmimin, Guardiola tha se kjo ju dedikohet lojtarëve dhe stafit të Citizens.

“Dua ta ndaj këtë me lojtarët e mi sepse ata janë artistë të çdo gjëje dhe me stafin tim sepse ne kemi sfiduar shumë”.“

Strategu spanjoll vlerësoi se fitoi përballë një konkurrence të fortë mes trajnerëve të tjerë.

Gjithashtu, edhe trajnerët tjerë në Premierligë meritojnë shumë, sidomos Jurgen Klopp – ai ishte një konkurrent i fortë deri në fund të edicionit”, vlerësoi trajneri katalunas.“Ishte nder të luaja kundër të gjithë trajnerëve në fjalë”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

Të ngjashme