Guardiola trondit Barcelonën, ja ylli që do t’i rrëmbejë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 15:05 | Nga

Pep Guardiola po përpiqet të bëjë një lëvizje të guximshme për veteranin e Barcelonës, Andres Iniesta. 33-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe ende nuk i është bërë një ofertë për ta zgjatur qëndrimin në “Camp Nou”, nën drejtimin e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Lëndimet dhe rotacioni i skuadrës e kufizuan Iniestës në vetëm 13 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, por Guardiola, sipas “Calciomercato”, është i prirur ta ketë përvojën e tij në sezonin e ardhshëm në “Etihad”.

Çifti gëzonte një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë katër vjetëve së bashku në Katalonjë, duke fituar tre tituj të La Liga-s, dy tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy Botërorë për Klubet, shkruan telesport.al. Guardiola e ka kontaktuar tashmë ish-kapitenin e tij, duke i ofruar një kalim në Angli, për të ndihmuar dhe bërë pjesë e revolucionit të “qytetarëve”.

Spanjolli, gjithashtu, është duke u ndjekur nga Interi, por Pep shpreson se lidhja e tij speciale me Iniestën do të jetë një faktor vendimtar. Guardiola ka pasur një verë të përzier deri tani në përpjekjet e tij për të riformuar skuadrën përpara sezonit të ri. Manchester City ka marrë Bernardo Silva nga Monaco dhe portierin e Benfica, Ederson, për momentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme