Guendouzi në bisedime me Barcelonën e PSG-në

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez Matteo Guendouzi ka kohë që ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Arsenali në fund të këtij edicioni.

Mediumet angleze kanë raportuar se Guendouzi tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën e Paris Saint-Germainin, ekipe që janë të interesuara për shërbimet e tij.

22-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2022, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ai ka kërkuar largimin nga Arsenali, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën. Këtë edicion, francezi ka 34 paraqitje në të gjitha garat. Ai tek Arsenali u transferua para dy vjetësh nga Lille për tetë milionë euro.

Pos Barçës e PSG-së, interesim për Guendouzin kanë treguar edhe Inter e Atletico Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme