Gullit ka një parashikim të keq për bashkëkombësin e tij Van Dijk

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Van Dijk u shpall Lojtari më i Mirë i UEFA-s, por u mund për pak nga legjenda e Barcelonës, Lionel Messi për çmimin e më të mirit të FIFA-s dhe për Topin e Artë.

Gullit druhet se 28-vjeçari nuk do ta ketë kurrë një mundësi më të mirë për t’u shpallur më i miri i botës, sepse beson se lojtarët që luajnë në pozitën e tij nuk do të vlerësohen njësoj si tjerët nga elita globale.“Mesazhi i Topit të Artë ishte se ai nuk do ta fitojë atë kurrë”, tha Gullit për JOE.

Ish-ylli i Milanit dhe Chelseas, tha se Van Dijk është dashur ta fitonte “Topin e Artë” para Messit.

“Po, mendoj se është dashur. Por, e dini, nuk mund të thuash se Messi nuk e ka merituar. Por ky ka qenë rasti më i mirë për një mbrojtës për ta fituar atë”, shtoi ai.

Të ngjashme