Gungodan kishte arritur marrëveshje dhe kishte kaluar testet mjekësore me Barcelonën

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 16:26 | Nga

Barcelona kishte arritur marrëveshje për ta transferuar Ilkay Gundoganin nga Borussia Dortmundi në vitin 2015, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Barça ka qenë admirues afatgjatë i mesfushorit gjerman dhe kishte arritur marrëveshje me Dortmundit për transferimin e tij për 20 milionë euro në vitin 2015, një vit para se ai t’i bashkohej përfundimisht Manchester Cityt.

Gungodan, i cili i kishte kaluar edhe testet mjekësore te Barça, ishte i emocionuar se do të kalonte në “Camp Nou”, edhe pse nuk do të kishte qenë në gjendje të luante për gjashtë muaj pasi klubi katalan ishte subjekt i një ndalese të transferimeve të vendosur nga FIFA në atë kohë.

Megjithatë, në fund, trajneri i atëhershëm i Barcelonës, Luis Enrique, zgjodhi ta transferojë Arda Turanin në vend të Gundoganit dhe kalimi i tij në Spanjë dështoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme