Guradiola me top transferim nga La Liga

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola po planifikon që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha te Manchester City.

Pep Guardiola është shumë afër ta fitojë për herën e dytë me radhë titullin e Premierligës, gjersa ka kërkuar mbështetje financiare nga bordi i Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga skuadra angleze ta transferojë Saul Niguezin nga Atletico Madridi, përcjell lajmi.net.

Manchester City ka filluar negociatat me agjentin e mesfushorit spanjoll, gjersa janë të gatshëm që të paguajnë 75 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadra angleze dëshiron ta mbyll transferimin e Niguez ende pa përfunduar ky sezon, duke mos rrezikuar t’i humbet shërbimet e tij. 

Të ngjashme