Haaland do t’i bashkohet Liverpoolit, thotë zyrtari i ish-klubit të tij

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland do t’i bashkohet Liverpoolit herët a vonë, sipas drejtorit sportiv të ish-klubit të tij, Red Bull Salzburg.

Sulmuesi i talentuar norvegjez u largua nga Salzburgu për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në fillim të vitit 2020 dhe i shënoi 24 gola në 27 paraqitjet e para për klubin gjerman.

Haaland shpreson se do të mundë të luftojë për titull në Bundesligë me Dortmundin, por shefi i Salzburgut, Christoph Freund, beson se norvegjezi do ta bëjë edhe një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.

Duke folur në Sky Sport, Freund u pajtua me sugjerimin e legjendës gjermane Lothar Matthaus se Haaland do të kalojë në Liverpool.

“Atje do të shkojë ai. Ai mund të luajë për secilin klub të botës. Me mendësinë që e ka, me vullnetin dhe me vetëbesimin, ai mund të lërë gjurmë në futbollin evropian në 10 vjetët e ardhshme”, tha Freund.

Ndërsa Matthus shtoi: “Dortmundi është ndër 10 ekipet më të mira në Evropë, por janë pesë apo gjashtë ekipe më të mira dhe ai do të luajë për njërin prej tyre dikur”.

Të ngjashme