Haaland këshillohet ta refuzojë Real Madridin

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus,  e ka këshilluar Erling Haalandin të qëndrojë në Borussia Dortmund dhe ta refuzojë Real Madridin, pasi që beson se te madrilenët s’do të kishte mjaftueshëm minuta lojë.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua klubit të Bundesligës muajin e kaluar dhe e ka dëshmuar veten menjëherë, me 12 gola të shënuara në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani , transmeton Gazeta Express.

Kjo formë e mirë e Haalandit vetëm sa e ka theksuar dështimin e klubeve të tjera evropiane, si Manchester Unitedi dhe Real Madridi, për ta transferuar adoleshentin.

Përkundër që sapo është transferuar në Dortmund, spekulimet për transferimin e tij në Manchester United apo Real Madrid nuk janë ndalur. Por, Haaland është këshilluar të qëndrojë në Dortmund në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.

“Ai është një lojtar që do të përshtatej mirë në Madrid, por tani ai duhet të luajë sepse është një djalosh i ri dhe ndoshta në Real Madrid s’do të luante në ndeshjet e rëndësishme sepse ai do ta kishte konkurrencë Benzeman”, ka thënë Matthaus.

“Do të ishte më mirë për të të qëndronte edhe dy vjet në Dortmund dhe pastaj të shkojë në Real Madrid”. /Gazeta Express/

Të ngjashme