Haalandi rrëmben çmimin “Golden Boy”

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është fitues i çmimit “Golden Boy”.

Ky çmim, që jepet nga gazeta italiane Tuttosport dhe i fituar vitin e kaluar nga Joao Felix, jepet për lojtarin më të mirë nën moshë 21 vjeçare në top ligat evropiane.

Norvegjezi ka mposhtur lojtarët e tjerë të talentuar si Jadon Sanchon, Alphonso Daviesin, Mason Greenëoodin e sensacionin e Barçës, Ansu Fati.

Në të gjitha garat në sezonin 2019-20 ai ka arritur të shënojë 44 gol, 16 prej tyre në 18 paraqitje nga gjysma e sezonit te Dortmundi.

Në mesin e lojtarëve që kanë shënuar në Bundesligë të paktën 10 gola, vetëm ylli i Bayernit, Robert Lewandowski ka kohë më të mirë për gol (gol në çdo 81.2 minuta), derisa Haalandi ka shënuar çdo 81.7 minuta.

20 vjeçari deri më tani ka shënuar 11 gola në po aq paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme