Hadërgjonaj huazohet në Turqi

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

“Football Insider” shkruan se përfaqësuesi kosovar i Huddersfieldit do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në kampionatin turk me ekipin Kasimpasa

Florent Hadërgjonaj është huazuar në klubin turk, Kasimpasa.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Insider”, përcjell Gazeta Express.

Në bazë të këtij mediumi, përfaqësuesi kosovar është huazuar në klubin turk nga Huddersfieldi deri në fund të sezonit, edhe pse mungon zyrtarizimi nga palët.

Mbrojtësi i djathtë kosovar nuk pati minutazh të mjaftueshëm në pjesën e parë të sezonit në Championshipin anglez, prandaj vendosi të ndërrojë mjedis për të luajtur në vazhdimësi.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër pritet të luajë së paku deri në verë në Superligën turke.

Menaxheri Danny Coëley e ka dhënë dritën e gjelbër për huazimin e Hadërgjonajn.

25 vjeçari synon të luajë në vazhdimësi në Turqi, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve.

Të ngjashme