Hadergjonaj: Kjo fitore na e ngrit moralin

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, beson se fitorja bindëse e kombëtares verdhekaltër kundër Lituanisë në një ndeshje miqësorë të mërkurën, do t’i shërbejë atij dhe bashkëlojtarëve të tij për ta rritur moralin para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës kundër Suedisë dhe Spanjës.

Kosova e shkeli plotësisht Lituaninë duke e mundur 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri, në një ndeshje ku rezultati përfundimtar ka mundur të ishte shumë më i thellë sikur dardanët t’i shfrytëzonin mundësitë e shumta.

Ylli i Stade de Reims Arbër Zeneli e hapi serinë e golave për Kosovën, pas një depërtimi individual në minutën e 27-të. Vedat Muriqi i Lazios i lëshoi dy mundësi të arta në pjesën e parë.

Verdhekaltrit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e dytë, duke ia shënuar tri gola të tjerë vizitorët. Muriqi shënoi me kokë për 2:0 pas një superharkimi nga Milot Rashica në minutën e 63-të, para se Zeneli ta realizonte golin e dytë personal tetë minuta më vonë. Besar Halimi ia dha goditjen e fundit Lituanisë me një solo depërtim në minutën e 79-të.

Hadergjonaj, i cili luan për skuadrën turke Kasimpasa, i zhvilloi 90 minuta të plotë në Fadil Vokrri të mërkurën dhe e vlerësoi si fillim të mbarë të vitit këtë fitore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme