Hajdutët i thyejnë shtëpinë yllit të Realit, i vjedhin 70 mijë euro (Foto)

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 09:05 | Nga

Shtëpia e Raphael Varanes ka qenë cak i sulmeve të hajdutëve në kryeqytetin spanjoll.

Mbrojtësi i Real Madridit është “varfëruar” pas sulmit të fundit të hajdutëve në vilen e tij në Madrid.

Kjo pasi, sipas gazetës spanjolle AS, një grup hajdutësh kanë sulmuar shtëpinë e tij, duke i vjedhur para të gatshme dhe stoli në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Sipas AS, hajdutët i kanë vjedhur Varanes plot 12 orë dore të vlefshme, 3800 euro para të gatshme dhe bizhuteri tjera të vlefshme.

E gjithë kjo kishte ndodhur kur francezi ishte me ekipin e ‘Mbretërve’, duke luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit. Ai nuk e kishte lidhur alarmin dhe hajdutët detyruan derën të hapet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme