Hakohet profili i Barcelonës në Twitter

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 09:45 | Nga

Twitteri i Barcelonës është hakuar duke u publikuar lajmi për transferimin e Angel Di Marias nga PSG.

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Angel Di Maria nga Paris Saint-Germain.

Në fakt, profili i Barcelonës në rrjetin social Twitter është hakuar të mërkurën në mëngjes kur edhe u publikua lajmi për transferimin e yllit argjentinas.

“Mirëserdhe në FC Barcelona, Angel Di Maria”, ishte shkruar në faqen zyrtare të klubit katalunas, përcjell “lajmi.net”.

Pas pak orësh Barcelona ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar.

“Llogaritë tona janë hakuar sonte. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejtë që është e mundur. Faleminderit për durimin”, ka shkruar Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme