Halep heq dorë nga pjesëmarrja në “US Open”

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Tenistja numër dy në botë, Simona Halep, ka vendosur të heq dorë nga pjesëmarrja në Grand Slamin “US Open”.

Halep është tenistja e gjashtë nga dhjetë teniste të Top 10 që kanë vendosur të mos marrin pjesë në “US Open”, që do të fillojë më 31 gusht, shkaku i pandemisë COVID-19.

“Unë gjithmonë kam thënë se do ta vë shëndetin tim para”, ka thënë Halep, shkruan BBC.

Më herët kanë vendosur të mos marrin pjesë edhe kampionia në fuqi Bianca Andreescu, tenistja numër një në botë Ashleigh Barty. Po ashtu nuk do të marrin pjesë edhe ukrainasja Elina Svitolina, holandezja Kiki Bertens dhe zvicerania Belinda Bençiq.

“Pasi kam marrë në konsideratë gjithë faktorët dhe rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë, kam vendosur të mos udhëtojë”, ka thënë Halep.

Të ngjashme