Halili, “Van Dijku” i Superligës së Kosovës

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Dukja, shpejtësia, qetësia dhe autoriteti i tij në qendër të mbrojtjes, të jep imazhin e yllit të Liverpoolit, mbrojtësin Virgil Van Dijkut.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Gentrit Halili, që të dielën hyri si zëvendësues në minutën e 24-t dhe e stabilizoi mbrojtjen ferizajase, ndonëse humbi 2:0 nga Prishtina.

Pikërisht qendërmbrojtësi i “Të Kuqve” është modeli më i mirë për mbrojtës, në veçanti për të riun nga Ferizaj, raporton KTV.

Halili siç njihet në Ferizaj si “Van Dijk”, vitin e kaluar debutoi si 17-vjeçar në elitën e futbollit kosovar. Ka qenë dueli Trepça ‘89 – Ferizaj kur talentit të tij i besoi trajneri i asaj kohe te ferizajasit, Bylbyl Sokoli., derisa të dielën e zhvilloi ndeshjen e parë këtë edicion.

Ai shpreson që të ketë sa më shumë paraqitje në Superligë, dhe për Sportin në KTV, nënvizoi se nuk do të ndalet së punuari.

17-vjeçari Halili është zhvilluar si futbollist i Ferizajt, por synimi tij është që shpejt të luajë në ndonjë nivel më të lartë.

Falë paraqitjeve me të rinjtë e këtij ekipi ka qenë i grumbulluar edhe me shpresat e Kosovës, ndërsa në një turne në Itali, zhvilloi tri ndeshje të plota.

“VAN DIJKU” I SUPERLIGËS

Dukja, shpejtësia, qetësia dhe autoriteti i tij në qendër të mbrojtjes, të jep imazhin e yllit të Liverpoolit, mbrojtësin Virgil Van Dijkut. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Gentrit Halili, që të dielën hyri si zëvendësues në minutën e 24-t dhe e stabilizoi mbrojtjen ferizajase, ndonëse humbi 2:0 nga Prishtina.

Gepostet von Sporti në KTV am Montag, 21. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme