Halimi shkëlqen me dy asistime për Brondbyn

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:12 | Nga

Besar Halimi është rikthyer në formacionin bazë të skuadrës daneze Brondby.

Brondby ishte mysafire e Nordsjallend në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit danez.

Kryeqytetasit arritën një fitore të madhe në udhëtim me rezultat të ngushtë 3-4 duke bërë një hap gjigant drejt titullit të kampionit.

Pa dyshim se më meritori për këtë fitore ishte mesfushori nga Kosova, Besar Halimi.

Halimi kontribuoi me dy asistime në golin e dytë dhe të tretë për Brondbyn.

Me këtë fitore Brondby ka blinduar pozitën e parë në kampionat pas 31 javëve ku ka tubuar 75 pikë.

Skuadra verdh e kaltër tani ka pesë pikë më shumë se ndjekësi i tyre Midtjylland.

Halimi me këta dy asistime ka arritur në kuotën e pesë asistimeve në këtë kampionat.

23-vjeçari ka arritur të shënoj edhe tetë gola në 27 ndeshje zyrtare me klubin.

https://youtu.be/HUNqd9A46t8

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme