Hamilton gjithmonë e më afër mbrojtjes së titullit

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Piloti britanik Lewis Hamilton ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Japonisë në Formula 1 të dielën, duke bërë një hap të madh para drejt fitimit të titullit të pestë të kampionit. Derisa Hamilton fitoi garën, rivali i tij më i afërt, Sebastian Vettel i Ferrarit, përfundoi i gjashti pas një aksidenti që pati me Max Verstappenin e Red Bullit.

Hamilton u nis nga pozita e parë startuese dhe përfundoi në vend të parë. Ai hyri në finish 12.9 sekonda para kolegut të tij te skuderia e Mercedesit, finlandezit Valtteri Bottas, duke u përkujdesur që Mercedesi të zërë dy vendet e para në garën e dytë rresht. Holandezi Verstappen përfundoi i treti, shkruan sot Koha Ditore.

Hamilton ka një epërsi prej 67 pikëve ndaj Vettelit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe katër gara. Hamilton mund të sigurojë titullin në garën në Austin në SHBA javën e ardhshme, nëse triumfon atje dhe Vetteli del i treti apo më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme