Hamilton nuk do të paraqitet në Grand Prixin e Bahrejnit?

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 10:40 | Nga

Lewis Hamilton ka tronditur ekipin e Mercedes këtë mëngjes pasi shoferi konfirmoi se nuk do të paraqitet në Grand Prixin e Bahrejnit.

Personeli i ekipit të Formula 1 me bazë në Brackley është tronditur me lajmin e kampionit botëror të katërfisht, i cili la vendosur që të marrë pjesë në Festivalin Botëror të Modës 2018, shkruan ëportali sportiv britanik Express Sport.

“Dua ta konfirmoj se nuk do të marr pjesë në Grand Prix të Bahrejnit”, u shpreh Hamilton.

“Jeta ka të bëjë me përjetimin e gjërave të reja dhe mundësia për të marrë pjesë në Festivalin e Modës Botërore 2018 është një nder i madh për mua – diçka që kam dashur gjithmonë të bëj”, ka pohuar Hamilton.

Ky i fundit theksojmë se kurrë nuk e ka mohuar dashurinë për modën pos Formula One dhe shpesh ka qenë në pasarelat e profilit të lartë.

Detajet e kontratës së re të 33-vjeçarit me Mercedesin tani mund të vihen në pikëpyetje dhe ky pritet të jetë një shqetësim i madh për skuderinë gjermane.

Mbetet të shihet se kush do të jetë piloti tjetër i Mercedesit pos Valtteri Bottas në Bahrejn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme