Hamilton i pandalshëm, afër rekordit të Schumacherit

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 17:34 | Nga

Lewis Hamilton konfirmoi formën e tij perfekte që po kalon në Formula 1.

Piloti britanik i “Mercedesit” u rendit i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, në Baku, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

Koleghu i tij nga “Mercedes” Valteri Bottas do të niset i dyti; i treti Kimi Raikonen me “Ferrari” dhe Sebastian Vettel, kampioni në fuqi, doli vetëm i katërti.

Ky ishte “pole position” i 66-të për Lewis Hamiltonin, që tashmë ndodhet vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher.

Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet të dielën në orën 15:00.

Rezultatet e Kualifikimeve për Azerbaijan GP:
1. Lewis Hamilton, Mercedes, 1:40.593
2. Valtteri Bottas, Mercedes, +0.434
3. Kimi Raikkonen, Ferrari, +1.100
4. Sebastian Vettel, Ferrari, +1.248
5. Max Verstappen, Red Bull, +1.286
6. Sergio Perez, Force India, +1.518
7. Esteban Ocon, Force India, +1.593
8. Lance Stroll, Williams, +2.160
9. Felipe Massa, Williams, +2.205
10. Daniel Ricciardo, Red Bull, +2.821

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme