Hamilton “pole position” në Silverstone

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 16:02 | Nga

Lewis Hamilton siguroi sot “pole position” në pistën e Silverstone në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe.

Piloti i Mercedes ndali kronometrin në kohën 1’26”600, duke qenë më i shpejti në pistë para fansave të tij. Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit britanik, që do ta nisë garën e nesërme (e diele) nga vija e parë e startit.

Në krah të tij do të jetë piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen, që la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel (i treti). Dy makinat “kokëkuqe” rivalizuan deri në fund dhe arritën një pozition të mirë për startin e nesërm.

Vendi i katërt i takon Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, por që me penalizmin prej 5 pozicionesh që ka marrë (ndërroi kambion) do ta nisë garën nga vendi i nëntë.

Në “top 10” makinat më të shpejta, nga vendi i pestë në të dhjetin, u renditën: Max Verstappen (Red Bull), Nico Hulkenberg (Renault), Sergio Perez (Force India), Sebastian Ocon (Force India), Soffel Vandoorne (McLaren) dhe Romain Grosjean (Haas).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme