Hamilton synon fitoren në Britania Grand Prix, Bottas rivali kryesorë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohet Britania Grand Prix, në kuadër të Formula 1, në Silverstone.

Kjo garë do të jetë e 10-ta e Kupës së Botës për Formula 1, dhe favoriti për këtë garë shihet vendasi Lewwis Hamilton.

Hamilton do ta nis këtë garë nga pozita e dytë, me Valtteri Bottas në pole position, shkruan lajmi.net.

Bottas e di se ka mundësi të artë, e cila nuk duhet të lëshohet në këtë Grand Prix të Britanisë.

Finlandezi është me 0.006 sekonda përpara shokut të tij të skuadrës, Hamilton, dominimin e të cilit synon ta ndal sot.

Britania Grand Prix mund të mos ketë shikueshmërinë më të madhe, pasi sot luhet edhe finalja e kriketit si dhe finalja e Wimbledon mes Federer dhe Djokovic.

Ishte pikërisht Hamilton ai që ishte ankuar për orarin, pasi insistonte se audienca do të jetë në dilemë, dhe ‘fitorja’ e tij mund të kalojë pa u vënë re.

Të ngjashme