Hamilton triumfon në Japoni për t’iu afruar titullit

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Lews Hamilton ka arritur të triumfojë në Japoni për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion në Formula 1.

Garuesi i Mercedesit i la pas të gjithë në pistën dhe ka përfituar nga dita e keqe e Sebastian Vettelit për të shkuar në +67 pikë në klasifikimin e pilotëve.

Gjermani i Ferrarit e nisi mirë garën duke rikuperuar disa pozicione, por në një tentativë parakalimi ndaj Max Verstappenit gaboi në frenim dhe pati kontakt me holandezin, duke dëmtuar më shumë veten. Në fund, Vettel përfundoi garën i gjashti, direkt pas shokut të skuadrës, Kimi Raikkonen, transmeton tch.

Në podium u ngjitën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme