Hammon gruaja e parë që e udhëhoqi një ekip të NBA-së

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Becky Hammon është bërë gruaja e parë që e ka udhëhequr një ekip të NBA-së. Hammon drejtoi San Antonio Spursin mbrëmë në ndeshjen ndaj LA Lakersit, pas përjashtimit të kryetrajnerit Gregg Popovich, shkruan BBC.

Popovich e vendosi ndihmëstrajneren Hammon pasi që ai u përjashtua në çerekun e dytë, në humbjen 121:107 të San Antonios ndaj Lakersit në Teksas.

LeBron James e udhëhoqi Lakersin me 26 pikë.

“Qartë është gjë e madhe, një moment i madh”, ka thënë Hammon, që i është bashkuar San Antonios në vitin 2014.

Ish-basketbollistja e WNBA, Hammon, ishte bërë gruaja e parë që iu bashkua stafit të trajnerëve të një skuadre të NBA-së. Ajo tha se nuk e dinte se Popovich do t’ia jepte drejtimin e skuadrës, derisa ai bëri me gisht në drejtim të saj.

“Ishte gjë e bukur ta dëgjoja atë duke dhënë direktiva. Urime për të dhe urime për ligën”, ka thënë James.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme