Handanovic mbron penalltinë e Ronaldos, por portugezi shënon nga topi i kthyer

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.

Zonjës së Vjetër i duhet ende fitorja, pasi që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Për këtë bardhezinjtë e nisën takimin furishëm, duke provuar të krijojnë para porte të Interit.

Giorgio Chiellini u pengua në zonë nga Mateo Darmian, ndërsa gjyqtari pasi shikoi VAR-in akordoi penallti.

Cristiano Ronaldo gjuajti, ndërsa Samir Handanovic priti, por nga topi i kthyer portugezi shënoi për 1-0 në minutën e 24-të.

Ndeshja po del të jetë e fortë dhe me ritëm nga të dyja palët. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme