Handanovic e vazhdon kontratën me Interin

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Portieri slloven pritet të qëndrojë tek “Nerazzurri” deri në vitin 2022. Ai e vazhdoi kontratën për një vit

Samir Handanovic do ta vazhdojë eksperiencën në Inter.

Portieri slloven e ka vazhduar kontratën me “Nerazzurri” për një vit tjetër.

Në fakt, veterani i portës kishte kontratë me Zikaltrit deri në vitin 2021, ndërsa tash ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj për një vit tjetër.

Me këtë rast, 36 vjeçari pritet të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2022.

Handanovic i ka zhvilluar 48 ndeshje me Interin në të gjitha kompeticionet në sezonin që përfundoi.

Ai ka shfaqur siguri në portën e gjigantit italian në vitet e fundit.

Sidoqoftë, Interi po mendon qysh tash për pasardhësin e Handanovicit, të cilin mund ta transferojë verën e ardhshme, eventualisht në vitin 2022.

Të ngjashme