Hapet afati kalimtar i janarit në Itali dhe Spanjë

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Nga sot (e hënë, 4 janar), edhe klubet nga Italia dhe Spanja mund të transferojnë lojtarë.

Duke filluar nga dita e sotme, klubet nga Serie A dhe La Liga mund të fillojnë me regjistrimin e lojtarëve që do t’i transferojnë.

Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1 e kanë filluar më herët afatin kalimtar dimëror të vitit 2021 (nga 2 janari).

Në ndërkohë, transferimi i lojtarëve në të pesë kampionatet kryesore evropiane do të përfundojë në ditë të njëjtë, më 1 shkurt.

Të gjitha klubet e mëdha kanë nevojë për përforcime në pozita të caktuara, prandaj pritet të shihet intervenimi i tyre në tregun e transferimeve. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme