Hapet rasti i Astorit, dyshohet se është vrarë

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 13:55 | Nga

Prokuroria e Udineses e ka konfirmuar se kanë filluar dyshimet se Davide Astori mund të jetë vrarë

Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori dje (e diele) u gjet i vdekur në hotel, pak orë para ndeshjes me Udinesen në Serie A.

Fillimisht është thanë se Astori ka vdekur nga një sulm kardiak, por tashmë po dyshohet për vrasje.

“Ne kemi hapur procedurë penale për mundësi të vrasjes. Për momentin është ngritur kundër personave të panjohur. Ne do të bëjmë një autopsi, e cila do të kryhet shumë shpejtë”, tha prokurori i Udineses, Antonio De Nicolo për Rai Radio.

Të ngjashme