Haradinaj: Pjesëmarrja e fëmijëve të komuniteteve në shkollën e futbollit, porosi se sporti s’njeh kufij

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 10:44 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së futbollit “Open Fun”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Haradinaj ka uruar fëmijët për hapjen e kësaj shkolle, duke thënë se pjesëmarrja edhe e fëmijëve nga komuniteti serb, turk, rom e ashkali është porosi që të gjithë të jenë bashkë dhe se sporti nuk njeh kufij, raporton Ekonomia Online.

“Fakti se janë fëmija e të gjithë popujve, edhe serbë, turq, romë e ashkali është porosi që duhet të njihemi dhe të jemi bashkë dhe që sporti nuk ka kufij”, ka thënë shkurt në shqip Haradinaj, derisa fëmijëve dhe të pranishmëve të tjerë u është drejtuar edhe në serbisht.

Të ngjashme