Hapet zyrtarisht Festivali Olimpik, inkurajohen fëmijët të merren me sport

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 11:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka hapur zyrtarisht Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, i cili prej tri ditësh ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me këtë rast, është bërë edhe hapja e Panairit të Sportit Prishtina 2018, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen zyrtare të këtyre aktiviteteve, të cilat lidhen me shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi.

Me këtë rast Veseli, ka premtuar mbështetje për sportin. Ai ka uruar për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Urime 10 vjetori juve kampion të vegjël, ju do të merrni pjesë në kampionate botërore, ta doni më shumë Kosovën, ne jemi duke arritur shumë, jemi duke ecur përpara. Jemi krenar me sportistët tonë, jam i lumtur që sot këtu jemi bashkërisht me një nga kampionët Aziz Salihun”.

“…do vazhdojmë me suksese të cilat i duhen këtij vendi, Kosova është e shenjtë duhet të duam të kemi më shume kampionë. Duajeni Kosovën, urime 10 vjetori i pavarësisë kampionë të vegjël”.

Ministri Gashi ka ftuar që të investohet në sport, ngase sipas tij, janë krijuar kushte të volitshme.

“Të gjithë ata që mbështesin sportin, kemi krijuar kushte të mira që të gjithë të jemi bashkë në botën e sportistëve të gjithë sportdashëseve i uroj suksese”, ka thënë Gashi.

Ai tha se ministria që drejton ka lehtësuar dhe mbështet sportin me anë të rregullores për sponzorizimin e sporteve.

“I ofrojmë mbështetje të fuqishme të gjithë sportistëve, për të gjithë sportet dhe federatat, edhe një mbështetje të madhe për KOK-un për organizimet që po bënë. MKRS-ja me marrjen e mandatit ka marr vendime të rëndësishme për të lehtësuar dhe mbështetur sportin dhe sportistët, një nga ta është edhe rregullorja për sponzorizimin e sporteve”, ka shtuar Gashi.

Memli Krasniqi, nënkryetar i KOK-ut, tha se Kosova ka nevojë të gjejë më shumë talent t’i bashkohen sportit.

“Për herë të parë po marrim pjesë në lojërat olimpike. Për herë të parë po i bashkohemi shumë vendeve të tjera të botës me organizimin e këtij festivali olimpik duke sjell sportet dimërore më të popullarizuara të dimrit, që asnjëherë këta fëmijë nuk kanë pas mundësinë të zhvillojnë hokey mbi akull, patinazhin”.

“Falënderojmë institucionet, ministrinë për këtë përkrahje. Me sport krijojmë shoqëri me vlera, Kosova ka nevojë të gjejë më shumë talent t’i bashkohen sportit të Kosovës”.

Në organizim të KOK-ut, të premten ceremonia nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore në PyeongChang është transmetuar drejtpërdrejt në një ekran gjigant të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për të ndjekur këtë ceremoni në kuadër të së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme deri më 24 shkurt, në kryeqytet u mblodhën një numër qytetarësh.

Albin Tahiri shkroi historinë duke e përfaqësuar Kosovën për herë të parë në lojërat olimpike dimërore.

Tahiri është sportisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra dhe ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpin.

Image may contain: 2 people

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, child, shoes and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

 

Të ngjashme