Haradinaj fton të rinjtë të vrapojnë më shumë e të marrin pjesë në gjysmëmaratonë

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 13:17 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në gjysmëmaratonën e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës, ka marrë pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Vrapimi i tij ka zgjatur 2 orë e 38 minuta.

Haradinaj ndau çmimin për kategorinë me nevoja të veçanta. Ky çmim iu nda Rron Sejdiut.

Kryeministri Haradinaj u bëri thirrje të rinjve që vitin tjetër të marrin pjesë edhe më shumë, raporton Ekonomia Online.

“Falënderoj Policinë e Kosovës dhe FSK-në për angazhimin e tyre, po ashtu shoferët për mirëkuptim që kanë ndërpre rrugën. Kjo  gjysmëmaratonë ka marrë fizionomi ndërkombëtare dhe ka rëndësinë e vet. I ftoj të rinjtë që të vrapojnë më shumë, dhe vitin tjetër të ketë më shumë pjesëmarrës”.

Të ngjashme