Haradinaj mbështet fuqishëm djelmoshat e Kombëtares

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Anglia do të përballen sonte në stadiumin “St Mary’s” duke filluar nga ora 20:45.

Ndërsa djelmoshat e Kombëtares së Kosovës i kanë kryer edhe stërvitjet e fundit dhe janë gati për lojë, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka mbështetur fuqishëm duke thënë se është me ta në çdo fitore dhe sfidë.

“Sot, jemi dëshmitarë të një ekipi të jashtëzakonshëm, të pamposhtur që 15 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017. Në mbështetje të fuqishme të djelmoshave tanë, të cilët sonte kanë përpara një përballje të fortë në vendlindjen e futbollit. Me ju në çdo fitore e çdo sfidë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook ku edhe e ka publikuar një video.

Sot, jemi dëshmitarë të një ekipi të jashtëzakonshëm, të pamposhtur që 15 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017. Në mbështetje të fuqishme të djelmoshave tanë, të cilët sonte kanë përpara një përballje të fortë në vendlindjen e futbollit. Me ju në çdo fitore e çdo sfidë!RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 10. September 2019

Të ngjashme