Haradinaj takoi përfaqësuesit e kampiones së Kosovës në futboll

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit.

Haradinaj klubit të Gjilanit i ka ndarë dekoratën e Hartës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj tha se sportistët tanë kanë treguar rezultate të mira dhe e kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme duke arritur rezultate kulminante dhe për këtë do të kenë mbështetjen e Qeverisë përmes krijimit të  kushteve më të mira për të gjitha sportet veçmas investimet në infrastrukturën sportive.

“Klubi “Drita” përveç talentëve dhe sportistëve, ka dhe një histori të mirë dhe ne krenohemi me themeluesin e saj, Selami Osmani – Bezi”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të jetë përkrahëse e të gjitha sporteve në Kosovë.

Klubi Futbollistik “Drita” javë më parë është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.

Për të shpallur kampion, Dritës i mjaftoi barazimi kundër Prishtinës në xhiron e fundit, ndeshje që u mbyllë 0-0 në stadiumin “Shani Haxhiislami”.

Drita e përfundoi sezonin me 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, teksa përgjatë 33 xhirove, pësoi vetëm 2 humbje, regjistroi 13 barazime dhe arriti 18 fitore.

 

Të ngjashme