Harden mund të shpallet përsëri MVP, këto janë statistikat e tij në nëntë ndeshjet e fundit

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

MVP i sezonit të kaluar, James Harden, po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme edhe këtë sezon.

Harden ka shpërthyer në nëntë ndeshjet e fundit me skuadrën e tij, me paraqitjet e tij që i shërbyen edhe Rockets për të rigjetur formën.

“The Beard”në nëntë ndeshjet e fundit ka qenë i pandalshëm duke regjistruar 39.2 pikë për ndeshje, raporton “Bleacher Report”, transmeton lajmi.net.

Në këto nëntë ndeshje, Houston Rockets kanë shënuar plotë tetë fitore dhe vetëm një humbje.

Tashmë, Rockets në 34 ndeshje realizojnë 19 fitore anash 15 humbjeve.

Nëse Harden vazhdon me paraqitjet e tij spektakolare, sigurisht se skuadra do të vazhdojë të ngjitet në klasifikimin e konferencës perëndimore të NBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme