Harden shkëlqen në fitoren e 12-të radhazi nga Rockets

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 09:32 | Nga

Houston Rockets ka vazhduar shkëlqimin në NBA.

Në ndeshjen ndaj Denver Nuggets, ‘Raketat’ kanë marrë fitoren e 12-të radhazi në NBA duke triumfuar 119-115.

Qysh në çerekun e parë Houston tregoi superioritet në parket duke triumfuar me 13 pikë epërsi 38-25.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë e Rockets prej 14 pikëve 66-52.

Deri në fund të ndeshjes djelmoshat e Mike D’Antoni e menaxhuan mirë epërsinë.

James Harden si gjithmonë ishte më efikasi për Rockets ku shënoi 41 pikë pati shtatë asistime dhe kapi tetë topa nën tabelë.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Chris Paul me 23 pikë e gjashtë asistime si dhe Trevor Ariza që shtoi 15 pikë të tjera.

Willy Barton tek Denver ishte më efikasi me 25 pikë e gjashtë asistime ndërsa Jamal Murray shtoi 19 të tjera.

Houston tani ka marrë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit ndërsa Nuggets ndodhet në të tetën. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Detroit Pistons 114 – 98

https://youtu.be/tSKP7lZOqa4

Milwauke Bucks – New Orleans Pelicans 121 – 123 (ot)

Cleveland Cavaliers – San Antonio Spurs 94 – 110

https://youtu.be/tVXhUq6OPKk

Denver Nuggets – Houston Rockets 114 – 119

https://youtu.be/k0hp9dXXbtk

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 109 – 94

https://youtu.be/tUnColbi8xU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme